Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Manastir, arrestohen tre persona për shkak të prodhimit të paligjshëm të drogës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Manastir sot në mëngjes, pës shkak të prodhimit dhe shitjes së paligjshme të drogës.

Nga MPB njoftojnë se pas përgatitjes paraprake të planit, nga zyrtarët policorë pranë SPB Manastir në orët e mëngjesit (03:00), është realizuar aksion kontrollues në një objekt hotelierik në rrugën “Makedonski gemixhii” në Manastir.

Pas kontrollit në objekt janë ndaluar 15 persona, ndërsa janë arrestuar vetëm tre, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Personat e arrestuar janë F.A (33), V.I (28) dhe F.I (20), të tre nga Prilepi.

Gjatë kontrolleve tek personat është gjetur një paketim me materie të dyshimtë, i cili është dorëzuar për hetime.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test