Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Një vajzë kafshohet nga një qen në Karposh

Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:00
Ilustrim

Një vajzë 13-vjeçare dje është kafshuar nga një qen rotvajler në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” në parkun për qen në lagjen e Karposhit.

Siç informoi MPB-ja, vajza ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa babai i saj D.D. (43) i cili ka tentuar ta largojë qenin ka marrë lëndime të lehta trupore. Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Rastin dje në orën 22:30 minuta është paraqitur në Sektorin për punë të brendshme Shkup.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test