Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Arrestohet edhe personi i fundit që ishte në arrati, si i dyshuar për vrasjen në Reçicë të Vogël

Më: 7 prill 2018 Në ora: 18:23
Ilustrim

Policia ka arrestuar edhe personin D.F, i cili ishte në arrati dhe kërkohej si i dyshuar për vrasjen në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Nga policia për AIM thonë se D.F është arrestuar dhe është dërguar në burgun hetues në Shuto Orizare.

Gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që 12 personave t’ju shqiptojë masën e paraburgimit prej 30 ditëve, pasi të njëjtët dyshohen për veprat penale “vrasje” dhe “tentimvrasje”.

Ndërsa personi tjetër F.M i cili kishte pësuar lëndime të rënda gjatë incidentit të armatosur në Tetovë është në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test