Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Një grua tenton të vetëdigjet në stacionin policor të Draçevës

Nga: Zhurnal Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Një grua katërdhjetëvjeçare ka tentuar të vetëvritet në stacionin policor në Draçevë, informojnë nga MPB. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. Gruaja është vërejtur se ka hyrë në depresion dhe kishte dashur të bëj vetëvrasje.

Në stacionin policor ishte thirrur edhe djali i saj. Në një moment, deri sa po bisedonte me rojën e natës, ka nxjerrë një shishe plastike me lëng dhe ka bërë përpjekje për t’u vetëdjegur.

Zyrtarët policor dhe djali i saj kanë penguar që të ndodhë tragjedia, ndërsa gruaja pastaj ishte dërguar në spitalin psikiatrik “Bardovci”.

Zhurnal
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test