Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Sot duhet të mësohet përgjegjësia për rastin me minorenen nga “25 Maji”

Nga: KohaMK Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska paralajmëroi se sot do të dihet se nëse dhe kush do të mbajë përgjegjësi për rastin me vajzën 13-vjeçare, nën përkujdesje  të Institucionit Publik për Fëmijë me Probleme Edukative dhe Sociale “25 Maji”.

“Përgjegjësi do të ketë pasi komisioni të hënën do t’i japë rekomandimet dhe do të veprojë në mënyrë përkatëse. Nuk ka mundësi që dikush të anashkalohet nga përgjegjësia”, tha Carovska të premten në emisionin debatues Top Tema në TV Telma. Paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga personat të cilët udhëheqin me institucionin.

Më parë të njëjtën ditë, Ministria organizoi brifing lidhur me këtë rast me ç’rast shprehu dyshim se me siguri bëhet fjalë për eksploatim seksual të vajzës nga persona të jashtëm ose se është viktimë e tregtisë me njerëz. Në këto rrethana ajo ka mbetur shtatzënë, me ç’rast me pajtueshmëri të saj dhe të tutorit i është bërë abort.

Vajza minorene disa herë vullnetarisht e ka braktisur institucionin, me ç’rast është denoncuar si e zhdukur. Largimet e këtilla, theksuan nga MPPS-ja, nuk kanë mundur të pengohen për shkak se ai është institucion i llojit të hapur dhe vendimet ligjore nuk lejojnë që të kufizohet  lëvizja e bonjakëve. Në bashkëpunim me policinë, ajo është gjetur dhe kthyer në institucion.

MPB informoi se vajza minorene nëntë herë është denoncuar si e zhdukur në periudhën nga fundi i vitit 2016 e deri më tani nga ana e të punësuarve në institucionin social-përkujdesës dhe po aq herë kanë vepruar shërbimet adekuate policore. Disa herë policia ka parashtruar edhe kallëzime penale kundër më shumë personave për sulm gjinor ose për abuzim seksual të minorenes.

Për herë të parë vajza është gjetur në rrugë para QKR në Shkup në shtator të vitit 2017 dhe është kthyer në institucion, prej nga është vendosur në Shtëpi të sigurt ku vendosen viktima të tregtisë dhe dhunës seksuale, por që edhe prej atje është larguar me kërkesë të saj.

Çdoherë në deklaratat në polici ka dhënë deklarata të ndryshme nga ajo se ka shkuar me të dashurin e saj, se ai me të cilin është larguar së bashku kanë përfituar, ose madje se papajtueshmëri ka pasur marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Vajza në vitin 2016, para se të vendoset në institucion ka qenë në pesë familje përkujdesëse, por në asnjërën prej tyre nuk është përshtatur. Prindërve të saj u është marrë e drejta prindërore për shkak se e kanë detyruar të lypë nëpër rrugë. Ata kanë pasur edhe fëmijë, të cilët kanë vdekur si pasojë e konsumimit të drogës.

Zgjidhje për rastet e këtilla, sipas ministres Carovska, është transformimi i këtyre institucioneve të mëdha në shtëpi me grupe të vogla, në të cilët kategoritë e ndjeshme do të kenë mbështetje më të madhe gjatë gjithë ditës.

“Daljet e para të fëmijëve nga institucionet janë paraparë për në maj-qershor të vitit 2018. Shtëpitë e  specializuara me grupe të vogla do të ballafaqohen me fëmijë pe predispozita me rrezik social. Punohet me protokolle të posaçme, me fëmijë të posaçëm të specializuar…Një pjesë e personave po trajnohen në këtë moment dhe janë nga të punësuarit, ndërsa një pjese do të jenë persona të rinj të cilët do të punësohen”, thotë Carovska.

Për rastin kishte reagime të shumta, midis të cilëve edhe nga Avokati i Popullit, Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi, dhe zyra e UNICEF-it në Maqedoni.

Edhe nga UNICEF-i konsiderojnë se rasti është tregues se kujdesi institucional nuk mund të sigurojë mbrojtje përkatëse të fëmijëve nga abuzimi. Zgjidhje duhet të kërkohet në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdesin e fëmijëve në mjedis familjar si shtëpi me grupe të vogla, por edhe në përforcimin e kapaciteteve të shërbimeve sociale, policisë dhe të punësuarve në arsim dhe shëndetësi.

Edhe pse keqpërdorimi ka ndodhur jashtë një institucioni shtetëror, theksojnë, rasti ngre çështje serioze për atë se si shoqëria i mbron fëmijët më të rrezikuar.

“Duhet të pranojmë se kujdesi institucional nuk mund të sigurojë mbrojtje adekuate të fëmijëve nga abuzimi. As madje mund të sigurojnë zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve dhe rikuperimin e tyre nga trauma, keqpërdorimi ose anashkalimi të cilët ndoshta i kanë përjetuar në familje. Pikërisht për këtë arsye Qeveria, BE-ja, UNICEF-i dhe partnerët e tjerë punojnë së bashku në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdes të fëmijëve në mjedis familjar, ku çdo fëmijë do të marrë kujdes përkatës, dashuri dhe përkushtim”, konsiderojnë nga atje.

Për rastin javën e kaluar publikuan një pjesë e mediave duke iu referuar reagimit dhe raportit të Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve.

KohaMK
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test