Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Digjet vetura në kolonë në Jarinjë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një veturë derisa kishte qenë duke pritur në kolonë në pikën kufitare të Jarinjës është kapluar nga flakët dje pasdite.

Policia e Kosovës kur ka vërejtur tymin ka intervenuar fillimisht duke i larguar nga vendi i ngjarjes tre persona që ishin brenda në veturë, pastaj me anë të një mjeti zjarrfikës ata janë munduar ta fikin zjarrin, por nuk kanë mundur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit ndërsa shoferi i veturës nuk ka dyshuar në askënd për shkaktim të zjarrit.

Sipas njoftimit nga PK, nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test