Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Vidhet një veturë në Prizren

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Një veturë e tipit ‘Opel Corza’ është vjedhur mbrëmë në Prizren.

Një qytetar ka dërguar fotografinë e veturës, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të lajmërojnë përmes numrit të telefonit që ka dhënë si mbishkrim të fotos.

Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se rasti është raportuar sot rreth orës 10.

Ai ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar mirëpo po punohet në zbardhjen e rastit.

“Rasti është raportuar sot rreth orës 10. Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Për momentin nuk ka të dyshuar”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve në Kosovë.

Lidhur me këtë, ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë edhe një plan veprimi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test