Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Arrestohen katër hajna në Mitrovicë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar: F. B. (20),  J. B. (17),  L. H. (18),  M. D. (17).

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar

një biçikletë, një Sonny play, dy dirigjues Sony, një zmadhues zëri, një adapter , veshmbathje, disa palë këpucë dhe një shufër metalike. 

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.     

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test