Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Dënohen me burg tre persona, ato i zëvendësojnë me para

Nga: Mediat shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka shpallur aktgjykimin për tre të pandehur që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

I akuzuari M.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në prej 180  ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Me pëlqimin e të akuzuarit M.C, dënimi i shqiptuar prej 180 ditë burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë, në shumën prej 5 mijë euro,  të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga  20 tetori deri më  15 nëntor.

Edhe i akuzuari N.SH është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 (ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Me  pëlqimin e të pandehurit N.SH, dënimi i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 4. Mijë euro të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari H.SH është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 90  ditë, se ka kryer veprën penale, Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Me pëlqimin e të pandehurit H.SH, dënimi i shqiptuar prej 90 ditëve burgim, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2 mijë euro  të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të akuzuarit  M.C, N.SH dhe H.SH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kishin tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme .

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test