Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë i kërkuar nga INTERPOL-i për narkotik

Nga: Mediat shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani, shtetas i Republikës së Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

I pandehuri ka qenë në kërkim nga INTERPOL, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Republika e Serbisë.

“Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 (tetë) kilogram substancë narkotike, e llojit kanabis’’, thuhet në njoftim.

Prokuroria siç bëhet e ditur në njoftim ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, pasi që në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, mund të bëhet arrestimi dhe paraburgimi i personit të kërkuar edhe para pranimit të kërkesës për ekstradim.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test