Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Kapen 7 kilogramë drogë në Obiliq, arrestohen dy persona

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Foto ilustruse

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin shkabaj të Obiliqit, pasi në bagazhin e veturës atyre iu gjetën 7 kilogramë drogë, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, tha policia.

Njoftimi i plotë:

Fshati Shkabaj, Obiliq 15.11.2018 - 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës me të cilin ishin duke udhëtuar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7 kilogramë e 615 gramë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test