Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Arrestohen dy të dyshuar që kishin grabitur pompën e derivateve

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale, grabitje dhe posedim të armëve pa leje.

Sipas Prokurorisë më 7 nëntor të pandehurit A. A.,  nga fshati  Krelan i komunës së Gjakovës  dhe Sh.Ll nga fshati Kerstovc nga komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar  dhe të pajisur me  armë zjarri, në një pompë të derivateve në fshatin Kralan duke i detyruar nën kërcënim të armëve të dëmtuarin Sh.S., dhe R.S.,  punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të  ndryshme.

Të dyshuarit A.A., dhe Sh,Ll., janë arratisur nga vendi i ngjarjes deri sa të njëjtit janë arrestuar nga ana  e policisë.

 Gjithashtu të pandehurit  A.A., pas bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë i  janë gjetur armë të llojeve të ndryshme të poseduara në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në Gjykaten Themelore ne Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë  për caktimin e  masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test