Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Vdes një person duke punuar në një kanal në Gjilan

Nga: kallxo Më: 23 shtator 2018 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Një 37 vjeçar nga Gjilani ka vdekur në mënyrë aksidentale dje, deri sa ishte duke punuar në një kanal.

Rastin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se një person është sjellur në qendrën emergjente në Gjilan i lënduar rëndë. Nga hetimet e para del se derisa ai ishte duke punuar në një kanal është shembur dheu dhe si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe përkundër ndihmës që kanë tentuar ti japin mjekët ata e kanë konstatuar vdekjen”, tha Hashani.

Kallxo mëson se personi në fjalë ishte duke punuar afër shtëpisë së tij në hapjen e një kanali privat.

Sipas Hashanit, prokurori i shtetit e ka parë të arsyeshme që kufoma t’i dërgohet familjes e të mos dërgohet në obduksion.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test