Na ndiqni

Kronikë Kosovë

44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë. Policia ka konfirmuar rastin.

N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës. 

Policia ka konfirmuar rastin të cilin po e heton si vetëvrasje. 

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dalë patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve”, njofton Policia e Gjakovës. 

“Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thekson PK.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test