Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Skandaloze: Aktivistët e AAK-së në Istog rrahin ata të LDK-së, ja gjendja e tyre

Nga: Bota Sot Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 21:09
Aktivistët e LDK-së

Burime të mediave, nga fshati Vrellë i Komunës së Istogut, bëjnë të ditur se sot gjatë ditës, në këtë fshat ka pasur një përleshje mes aktivistëve të AAK-së të cilët kanë sulmuar ata nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas këtij burumi njëri nga të lënduarit në këtë sulm ka mbetur A.B, i cili raportohet se ka marrë lëndime të lehta truprore dhe është në gjendje stabile.

Qendra e LDK-së në fshatin Vrellë poashtu ka bërë një postim lidhur me këtë, me çrast bënë apel që të ruhet gjakftoftësia tek qytetarët dhe tek aktivistët e komunës së Istogut.

Ndërkaq lidhur me ngjarjen është njoftuar policia dhe pritet që të dal raportii plotë mbi këtë ngjarje.

Kujtojmë se komuna e Istogut pas procesit të rivotimit zgjodhi kryetar të komunës, Haki Rugovën nga LDK.

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test