Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Konfiskohen armë dhe municion në Koliq të Prishtinës

Nga: KosovaPress Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:37
Pamje armët e konfiskuara

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Koliq të Prishtinës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore –Prishtinë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8x57, një pistoletë e tipit TT.

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe 425 fishekë të armës së gjatë AK 47, 68 fishekë të armës së gjuetisë,

14 fishekë të armës së shkurtë TT, një karikator i armës së shkurtë TT, 7 fishekë të armës karabinë, dy dylbi për vendosjen në armë të gjatë, tre karikatorë të armës së gjatë AK47, një thikë, 57 krehër për municion etj.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test