Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Prezantohej si polic, u merrte para qytetarëve. Arrestohet 33-vjeçari në Podujevë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:17

Mbrëmë në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka bërë prezantim të rrejshëm, shantazh dhe mashtrim.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari është 33 vjeçari R.Salihu.

Në komunikatën e dërguar nga Policia e Kosovës, thuhet se përveç hetuesve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës është intervistuar edhe nga njësite të hetimeve të Drejtorisë së Gjakovës, Prizrenit e Gjilanit, pasi që i njëjti person dyshohet të ketë kryer vepra të natyrës së ngjashme edhe ne rajonet e tjera të Republikës së Kosovës.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test