Na ndiqni

Kronikë Kosovë

Arrestohen kryesit e shumë veprave penale në Gjakovë

Nga: Indeksonline Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:24
Policia

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kohët e fundit kanë ndodhur disa vepra penale ‘vjedhje të rënda’, ‘grabitje’ dhe vepra tjera penale kundër pasurisë të cilat kanë qenë shqetësim për qytetarët e kësaj zone.

Policia nga kjo drejtori me të gjitha njësitë e saja dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit në mënyrë intensive ka punuar duke marrë një sërë masash dhe angazhimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të rasteve dhe identifikimit të kryesve të mundshëm.

Nga këto masa ka rezultuar me identifikimin e një grupi prej tre personave të cilët kanë kryer disa grabitje, prej tyre dy janë të arrestuar dhe ndaj tyre është ushtruar kallëzim penal policor.

Gjithashtu nga këto angazhime në zbulim të vjedhjeve të rënda janë identifikuar dhe arrestuar 13 persona të dyshuar nga të cilët 3 janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë shtetas kosovarë të etniteteve të ndryshme.

Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale policore.

Arrestimi i këtyre të dyshuarve ka rezultuar me zbulimin e shumë veprave penale kundër pronës e ndër to edhe rasti i vjedhjes në Teqenë e “Sheh Banit”.

Masat policore dhe rezultati i tyre në zbulim është një satisfaksion dhe ndjenjë e mirë e përbashkët për të gjithë qytetarët ngase kryesit do të ballafaqohen me drejtësinë.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test