Na ndiqni

Kronikë

Vdes gjatë muajit të mjaltit 27-vjeçari

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Katër ditë pasi u deklarua i humbur, është gjetur i pajetë 27-vjeçari, i cili ndodhej për pushime me bashkëshorten e tij në Havai.

Ai ishte një ushtarak i Marinës në Maryland dhe ndodhej për muaj mjalti me gruan e tij. Si fillimi riu është zhdukur pas një ecjeje dhe pas 4 ditësh është gjetur i vdekur.

Stephen Kramar, 27 vjeç, u largua nga vendpushimi në Kaunakakai, Molokai ku po qëndronte me gruan e tij të re, Jeffanie Kramar, por nuk u kthye më nga ekspedita.

Trupi i të riut u gjet rreth gjysmë milje larg nga vendpushimi, ditën kur të porsamartuarit kishin vendosur të largoheshin nga ishulli për të shkuar në shtëpi në Potomac.

Hetuesit thonë se janë ende të paqarta rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test