Na ndiqni

Kronikë

Vetëvrasja në Burgun e Dubravës, ja çka ndodhi me dy zyrtarë korrektues dhe dy infermierë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:03
Burgu i Dubravës

Sot një i burgosur 30 vjeçar është vetëvrarë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

J.K, i lindur në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës është gjetur i varur në orët e hershme të mëngjesit të datës 27.08 2018.

E lidhur me rastin, dhe hetime në këtë drejtim janë suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe dy infermierë.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK-së:

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se i paraburgosuri me inicialet I.K, i lindur me 22.11.1987, nga fshati Tërpezë, Komuna e Malishevës është vetëvarur në orët e hershme të mëngjesit të datës 27.08.2018.

I paraburgosuri I.K, ishte arrestuar me datë 10.04.2018 dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është transferuar me datë 03.07.2018. Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri me 08.09.2018

I paraburgosuri I. K, është pranuar në krahun Psikiatrik të stacionarit të Qendrës Korrektuese në Dubravë pas transferit nga Qendra e Paraburgimit në Prizren me datë 03.07.2018.

Nga data 30.07.2018 deri me datë 20.08.2018 ka qene i hospitalizuar  në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në QKUK, në Prishtinë me Dg.F 43, X 78.

Për shkak të vetëlëndimeve dhe tentim-vetëvarjes është trajtuar në vazhdimësi nga mjekët e burgut, psikiatri dhe psikologu.

Për rastin janë njoftuar autoritetet kompentente, Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit.

Ndërsa Menaxhmenti i lartë i Shërbimit Korrektues dhe Udhëheqësi i Shërbimit Shëndetësor për Burgje nga Ministria e Shëndetësisë, duke kerkuar nje hetim profesional dhe të  pavarur  mbi përgjegjësinë e mbikëqyrjes së  zyrtarëve përgjegjës , ka marrë vendim  që të suspendohen dy Zyrtarë Korrektues dhe dy Infermierë deri në përfundimin e hetimit të rastit.”

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test