Na ndiqni

Kronikë Botë

“Në gjunjë, ose të vrava”, shqiptari terrorizon të rinjtë italian

Nga: Shekulli Më: 4 janar 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Një shqiptar ka terrorizuar një grup të rinjsh teksa makina e tij u vu përballë me makinën me të cilën udhëtonin 4 djemtë. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro dhe shkak u bë një debat për çështjen e përparësisë në qarkullim.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, një 30-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur doli me furi nga makina dhe iu sul të rinjve. I detyroi të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi të gjunjëzoheshin. “Në gjunjë, ose të zhduka”, i është drejtuar shqiptari të rinjve italian.

Këta të fundit nuk kishin ç’të bënin veçse iu bindën, por duke përfituar nga një çast që shqiptari u kthye të shihte nëse po e vrojtonin ia mbathën me vrap. Në vend erdhi policia e cila ishte sinjalizuar për sherrin.

Por shqiptari kishte ikur. Por, u zbulua nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka. Ai u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Shqiptari u shoqërua në polici dhe pritet të vihet përballë drejtësisë.

Shekulli
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test