Na ndiqni

Kronikë Botë

Turistit rumun në Serbi i vidhet makina, dyshohet se i është transferuar në Kosovë

Nga: Periskopi Më: 2 janar 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

Turisti rumun Adrijan Tiberiu, makina e të cilit iu vodh në Kopaonik, njoftoi në Facebook se ai besonte se “audi” e tij u transferua në Kosovë të njëjtën natë kur kishte ndodhur vjedhja.

Tiberiu njoftoi se pesë “Audi A4” u vodhën gjatë dy netëve dhe se të gjitha makinat ishin midis tetë dhe nëntë vjeç të vjetra, raporton “b92”.

“Për policinë dhe rojet, ky është një fenomen krejtësisht i ri. Dyshohet se makina është transportuar në Kosovë, ku nuk ka kontroll. Policia më tha se një grup i ri kriminal ishte aktivizuar,” tha ai.

Një polic i ka thënë atij se “kalimi në Kosovë është i mundur përmes një rrugë alternative nëpër pyll”.

Ai publikoi një foto që tregon vendin ku është vjedhur “Audi” e tij.

Tiberiu thotë se dëgjoi nga policia se tre makina të tjera ishin vjedhur gjatë pragut të Vitit të Ri.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test