Na ndiqni

Kronikë Botë

“Do të vras”, shqiptar kërcënon gruan në sy të tre fëmijëve

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:12
Policia italiane

Policia italiane vuri në pranga një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij nga familjarët për dhunë të ushtruar ndaj tyre.

Por sipas denoncimit të tyre ai u rikthye duke kërcënuar gruan e tij me vdekje.

Në sy të tre fëmijëve ai ka ushtruar sërish dhunë fizike dhe psikologjike mbi gruan e tij.

Muratori shqiptar u arrestua nga një patrullë pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar ndaj gruas gati 20 vjet më të re.

47-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten para tre djemve të çiftit, ndërsa herën e fundit ai kishte arritur edhe të dhunonte të birin 12-vjeçar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test