Na ndiqni

Kronikë Botë

Konflikt banal ndërmjet shqiptarëve në Itali, plagoset njëri prej tyre

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:08
Itali

Një sherr banal midis dy shtetasve shqiptarë në Itali, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Piane di Falerone”, shkruajnë mediat lokale në Itali.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë dy persona të moshave 28 dhe 29 vjeç, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të lehte.

Fillimisht njëri nga shqiptarët kishte kërcënuar bashkombasin e tij me një shkop.

Kaq ka mjaftuar që personi tjetër të nxjerrë armën e ta qëllojë në këmbë.

Ambulancat erdhën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit në spital.

mapo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test