Na ndiqni

Kronikë Botë

Shqiptari tenton të hyjë në Shqipëri me 21 900 euro të padeklaruara, gjobitet nga doganierët greke

Nga: mapo Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një shqiptar është ndaluar nga policia greke pasi ka tentuar të kalojë në doganën e Kakavijës me 21 900 euro të padeklaruara.

Ai është ndaluar nga doganieret grekë në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Pasi është gjobitur me 25% të shumës së kapur, shqiptari është lënë i lirë nga autoritetet greke.

Ky është rasti i dytë brenda javës. Dy muajt e fundit në Kakavijë janë kapur 116.000 euro në tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri.

mapo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test