Na ndiqni

Kronikë Botë

Pas drogës në Durrës, kapen 1.6 ton kokainë në kamionin me banane në Kolumbi, ja kush ishte destinacioni

Nga: Mediat Shqiptare Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 1.5 ton kokainë është sekuestruar në Kolumbi e fshehur në një korsi mallrash. Sipas medias belge Tech2, sasia e madhe e drogës kishte destinacion Antwerp-in në Belgjikë.

Kokaina u sekuestrua të premten në portin Santa Marta, në bregun e Karaibeve.

“Në kontrollin e zhvilluar në portin e Santa Martas, policia kombëtare e antidrogës konfiskoi 1626 kg kokainë midis një dergese me fruta (banane) me destinacion Antwerp, Belgjikë,” thuhej në deklaratën për shtyp të policisë.

“Droga u gjet brenda në kontenier. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtëkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re”, raportoi policia.

Vlera e kokainës në tregun evropian arrin gati 89 milionë dollarë, shkruajnë mediat belge.
Kujtojmë se ditë më parë u sekuestrua në Maminas të Durrësit 613 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane që vinte nga Kolumbia. Deri më tani dy persona janë arrestuar, ndërsa porositësi i ngarkesës me banane, pronar i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.
 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test