Na ndiqni

Kronikë Botë

Itali, sulmohen me thikë dy 2 vëllezër shqiptarë

Nga: Zhurnal Më: 27 janar 2018 Në ora: 19:51
Policia e italiane "Carabinieri"

Dy vëllezër shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Italia, si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë. D.H., 21 vjeç dhe A.H., 24 vjeç janë plagosur rreth mesnatës në daljen e një pike lojërash fati në rajonin e Toskanës.

Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçari gjendet në spitalin San Jacopo në Pistoia, ku ai u operua me shpejtësi dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi gjendja e tij është e rëndë.

Vëllai i tij më i vogël gjendet në spitalin e Pescias. Ai gjithashtu u operua nga mjekët, por aktualisht paraqitet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Dy vëllezërit, së bashku me një tjetër shqiptar po luanin në lojëra fati, teksa për arsye ende të pashpjeguara filluan të debatonin me anë të telefonit me një tjetër person që nuk ishte i pranishëm në sallë.

Pas disa minutash agresori i panjohur ka mbërritur jashtë barit dhe më i madhi i vëllezërve doli për një sqarim, ku edhe u godit me thikë nga ai.

Agresori e goditi të riun në bark dhe në këmbë, e më pas plagosi edhe vëllain e tij 21-vjeçar, i cili kishte ardhur në mbrojtje të 24-vjeçarit.

Policia ka mbledhur dëshmitë e të pranishmëve dhe janë marrë nën shqyrtim imazhet e kamerave të ambienteve përreth.

Zhurnal
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test