Na ndiqni

Kronikë Botë

Kapet në Mal të Zi gomonia që ishte në Karaburun, skafistët s’janë shqiptarë

Nga: Shekulli Më: 6 janar 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim

Gomonia e cila dyshohej se ishte me lëndë narkotike dhe që u pikas edhe në Karaburun të Vlorës është kapur në ujërat malazeze. Skafistët e vënë në pranga rezultojnë se nuk janë shqiptarë. Gomonia u kap në Mal të Zi dhe se në të ndodheshin 3 trafikantë. Burimet policore kanë bërë me dije se shtetasit në bordin e gomones janë nga Mali i Zi. Kjo gomone është pikasur dje nga policia shqiptare edhe në ujërat e Karaburunit në Vlorë.

Në operacionin për kapjen e gomones u angazhua policia shqiptare dhe ajo malazeze. Gomonia ishte në kërkim prej 24 orësh. Gomonia bëhet me dije se ngarkohej me drogë në Sazan dhe në Karaburun në jug të vendit tonë. U kapën 3 trafikantët që qëndronin në gomone. Policia po vijon operacionin dhe se po zgjeron hetimet, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Shekulli
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test