Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Pushimin në Zvicër e kam paguar vetë dhe ka kushtuar 7 mijë euro

Nga: Mediat Shqiptare Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij dhe i kanë kushtuar vetëm 7 mijë euro.

Mediat kanë raportuar së fundmi se pushimet e kryeministrit në Zvicër, janë ndër më të shtrenjtat dhe se ai qëndroi në një ndër hotelet më të shtrenjta atje.

Ai këtë e tha gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës, i cili është pritur nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, me të cilin diskutuan për shumë çështje, si arsimi, sporti, shëndetësia, biznesi.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin zhvillimor të Komunës dhe reformat ekonomike në nivel të vendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test