Na ndiqni

Kosova

Ndërtimet e reja në Çagllavicë, të rrezikshme

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:14
Çagllavicë

Kompania "Indesign" po thotë që ndërtimet e reja afër objektit të tyre po i rrezikojnë banorët përreth

Shumë zhurmë po shkaktojnë disa punime në Çagllavicë.

Mirëpo përvec zhurmës, kompania e dizajnit "Indesign", që ndodhet në Çagllavicë, po përballet me një problem edhe më të madh.

Atyre po iu rrezikohet objekti ku punojnë.

Kjo pasi që sipas tyre, punimet e reja e kanë kaluar kufirin e distancës.

Mumin Nexhipi, menaxher i objektit tregon se me të njëjtin problem janë ballafaquar qe tri javë.

Por të gjitha problemet e tjera, Nexhipi thotë se do t’i përballonin nëse do të garantohej siguria e tyre.

Ai tregoi se gjatë ditës në vend të ngjarjes kanë qenë inspektorë nga Komuna e Graçanicës, për ta vëzhguar situatën.

T7 gjatë ditës ka provuar të flasë me përfaqësues të kompanisë por ata nuk janë paraqitur në vendin ku po ndërtohet sot gjatë ditës.

Se si qëndron puna nuk merret vesh as nga komuna pasi që zyrtarë të saj kanë qenë të paqasshëm.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test