Na ndiqni

Kosova

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të Agjencionit Kadastral të Kosovës për rindërtim të informacioneve kadastrale

Nga: Aziz Zuka Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Përfituese të këtij projekti në këtë komunë do të jenë Zonat Kadastrale Pozharan, Sadovine e Jerlive, Sllatine dhe Zhiti.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të hënen në  takim ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i takimit ishte informimi i ndërsjellë rreth aktiviteteve që po zhvillohet në institucionet përkatëse në fushën e administrimit të tokës, me theks të veçantë projekti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ku pos tjerash përfituese është edhe Komuna e Vitisë, respektivisht Zonat Kadastrale Pozharan, Sadovine e Jerlive, Sllatine dhe Zhiti.

Kryetari Haliti, ka theksuar se do të angazhohet që ky projekt të finalizohet ashtu siç edhe është paraparë gjatë fazave të implementimit të projektit, duke e ditur se përfitues kryesor nga ky projekt do të jenë vetë qytetarët e Zonave Kadastrale që i nënshtrohen rindërtimit duke i dhënë mbështetje implementimit sa më të mirë të tij.

Ndërkaq Avni Ahmeti, ofroi bashkëpunimin e tij rreth informimit sa më të mirë të qytetarëve rreth përfitimeve që rezultojnë nga implementimi i këtij projekti, me theks të veçantë rreth aktiviteteve që do të kryhet pa pagesë, e që në kushte tjera kanë një kosto për vetë qytetarin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test