Na ndiqni

Kosova

Ndërprerjet e pashpjegueshme të rrymës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon të përpallet me mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike. Javën që shkoi qytetarët janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, derisa disa prej tyre ankohen se reduktimet ende po vazhdojnë.

Blerim Kastrati, qytetar nga lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë tregon për Radion Evropa e Lirë për problemet që ata i kanë me mungesën e vazhdueshme të rrymës dhe reduktimet që zgjasin nga tri orë.

"Qysh nga dita e premte jemi duke pas probleme me energji elektrike. Pa energji kemi qenë nga dy e tri orë. Kjo është shumë. Nuk është në rregull qe sa vjet pas luftës të përballemi ende me këtë problem. Unë jam pagues i rregullt i energjisë elektrike dhe të më ndalet rryma deri edhe në tro orë apo edhe më shumë, nuk është aspak në rregull”, thotë Kastrati.

Me ndërprerjet të shpeshta të energjisë elektrike në hall të madh thonë të jenë edhe bizneset. Ata vazhdimisht kanë theksuar se ndërprerja me energji elektrike ju shkakton humbje të mëdha në bizneset e tyre. Sipas të dhënave të organizatave ekonomike, në Kosovë janë rreth 300 milionë euro në vit dëme që po iu shkaktohen prodhuesve nga furnizimi jostabil me energji elektrike.

Bizneset të pakënaqura edhe pas zbritjes së tarifave të energjisë

Përgjegjës në Kosovë për furnizimin me energji elektrike është operatori për furnizimi me energji (KESCO) dhe ai për shpërndarje të energjisë (KEDS).

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë zyrtarë të Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) nuk janë deklaruar lidhur me mungesën e energjisë elektrike.

Por, sipas njoftimeve zyrtare që KEDS dërgon mediave, ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike janë gati të përditshme. Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike.

Konsorciumi turk “Çalik-Limak”, i cili që nga viti 2013 ka marrë nën menaxhim Distribucionin e Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), kishte premtuar investime në rrjet, furnizim stabil të energjisë elektrike dhe zvogëlim të humbjeve komerciale dhe teknike.

Ky konsorcium, kishte premtuar se për 15 vjetët e ardhshëm do të bëjë investime prej 300 milionë eurosh për distribuimin e energjisë elektrike.

Qindra miliona euro të investuara nuk e nxorën Kosovën nga kriza energjetike

Zyra a e Rregullatorit për Energji (ZRRE), i ka tërhequr vërejtjen Operatorit për furnizimi me energji (KESCO) dhe atij për shpërndarje të energjisë (KEDS) lidhur me ndërprerjet me energji elektrike.

Ata përmes një komunikimi publik kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mosaplikim të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonit të dimrit, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme, pa të cilat mund të rrezikohet sistemi apo siguria e furnizimit me energji elektrike.

ZRRE i ka tërhequr vërejtjen KEDS-it dhe KESCO-s se në rast të moszbatimit të këtyre kërkesave, në përputhje me dispozitat ligjore të nenit 55 dhe 57 të Ligjit për rregullatorin e energjisë dhe rregullës mbi masat administrative dhe gjobat, do të aplikoi masa adekuate.

KEK prodhon 400 megavatë energji elektrike

Korporata Energjetik e Kosovës bën të ditur se nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket reduktimeve që po ndodhin. KEK-u nga viti 2013 ka përgjegjësinë ekskluzive vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit.

Skënder Bucolli, drejtor në zyrën për marrëdhënie me publikun në KEK, thotë për Radion Evropa e Lirë janë duke bërë maksimumin që të mbajmë në prodhim njësitë prodhuese, në mënyrë që të mbulojnë konsumin, por, ai thotë se nuk janë përgjegjës për reduktimet me energji elektrike.

“KEK ka për obligim të prodhojë energji elektrike aq sa ka kapacitete dhe mundësi teknike dhe të njoftojë 24 orë më herët operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatorët e licencuar në treg KEDS dhe KESCO janë të obliguar të sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi”, thotë Bucolli.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test