Na ndiqni

Kosova

Nuk kalon propozimi i MKRS-së për harmonizim të Ligjit për kinematografinë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:25
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe atë për Bibliotekat.

Propozimi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për harmonizim të Ligjit për kinematografinë nuk kaloi, pasi pro votuan vetëm tre anëtarë të komisionit të partive në pushtet, ndërsa kundër ishin tre anëtarët tjerë të opozitës.

Pas kësaj, vazhduan polemika të anëtareve të komisionit ku Teuta Haxhiu dhe Albulena Balaj-Halimaj lëshuan sallën për arsye siç thanë  ‘fjalorit’ të kryetarit të komisionit.

Gjithë diskutimi ishte te neni 55, pasi anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës kërkuan ndryshimin e tij. Sipas tyre, gjobat që lidhen me ndryshimin e objekteve të destinacionit për kulturë janë shumë të vogla.

Ismail Kurteshi, kryetari i këtij komisioni, tha se harmonizimi i ligjit nuk ka të bëjë me komisionin që ai kryeson, porse me këtë duhet të merret drejtësia.

“Arsyetimi për harmonizim i ministrisë nuk është obligim i këtij komisioni, pasi me ato të merret drejtësia. Unë jam kundër këtij ndryshimi, pasi përdorimi i këtyre hapësirave me gjoba të ulëta është e dëmshme”, tha ai.

Ankesa të mëdha në lidhje me nenin 55 që flet për gjobat kishte dhe Driton Çaushi nga PSD. Sipas tij, gjobat për ata që ndryshojnë destinimin e objekteve kulturore duhet të kthehet siç ishte në të kaluarën deri në 100 mijë euro.

“Vërejtjet tona kanë të bëjnë me një reflektim të të gjithë neve, sepse neni 55 ku kemi të bëjmë me një ndryshim të gjobës, ajo çka ka qenë në të kaluarën si gjobë duhet të jetë, sepse me ndryshimin e bie më poshtë. Një gjobë e tillë e bën të mundshme atë që ne po i frikësohemi. Kjo nuk e parandalon që gjatë aktivitetit pronari të ndryshojë aktivitetin e tij”, tha ai.

Teuta Haxhiu nga AAK, tha se duhet pasur kujdes te harmonizimi me Ligjin për kundërvajtje.

“Tre këto projektligje janë një paketë nga Ministria e Kulturës, po për harmonizim për Ligjin për kundërvajtje, mirëpo nëse ai ligj është duke u punuar, pse ne ta ndryshojmë projektligji? Jam për ndryshimin e këtyre projektligjeve”, tha Haxhiu.

Edhe anëtarja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se gjobat për kundërvajtje janë të vogla.     

“Gjoba është shumë e vogël, nëse ndërrohet destinacioni i kinematografinë, ky është një defekt. Ky projektligj duhet të kthehet dhe nëse nuk ndryshohet, unë jam kundër”, tha ajo.

Përfaqësuesi i MRKS-së, Betim Jahaj, tha se ky ligj ka për qëllim harmonizimin e dispozitave që paralajmërojnë gjobat për kundërvajtje.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka dispozita të reja për gjobat, por vetëm për vlerat. Ndërsa theksoi se ligji për kundërvajtje nuk lejon rritjen e gjobave.

“Gjoba është vetëm një masë, që mund t’i bëhet atyre që ndryshojnë destinimin e objekteve kulturore”, u shpreh ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test