Na ndiqni

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:55
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot në qytetin e Pejës, u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Përmes kësaj marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë, si dhe për të lehtësuar qarkullimin rrugor në territoret e të dyja Palëve Kontraktuese.

Në bazë të marrëveshjes, palët kontraktuese njohin reciprokisht zëvendësimin, konvertimin e patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit të vlefshme, të lëshuara nga Autoritetet Kompetente të palës tjetër kontraktuese, në pajtim me legjislacionin e tyre të brendshëm, në favor të mbajtësve të patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit, të cilët kanë fituar të drejtën e vendqëndrimit të ligjshëm/ rezidencën normale në territorin e vendit të tyre.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test