Na ndiqni

Kosova

Kosova përjashton nga taksat 10 kompani të huaja me seli në Serbi

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj

Dhjetë kompani të huaja me seli në Serbi, që plasojnë prodhimet në Kosovë, do të lirohen nga pagimi i taksës për eksportet e tyre në Kosovë.

Për këto kompani, siç raportojnë mediat nga Beogradi, Prishtina ka nxjerrë një vendim të ri për taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, me të cilin produktet e këtyre dhjetë kompanive që plasohen në Kosovë lirohen nga ky detyrim.

Bëhet fjalë për këto kompani: Coca-Cola, HBC, Tuborg, Dukat, Gemalto (merret me mbrojtjen e të dhënave), Rauq, Hnkel, Fluidi nga Presheva, Gorenje, Meggle, por edhe prodhuesi i keksit Jaffa në pronësi të grupit Kappa Star.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test