Na ndiqni

Kosova

Haradinaj tregon se si ndodhi “koalicioni i natës” me Kadri Veselin

Nga: lajmi Më: 2 janar 2018 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj

Pushteti i bashkoi, ndonëse nuk kishin raportet të afërta më herët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë  tregon për herë të parë për raportin e tij me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Të them të drejtën, unë nuk kam pasur komunikim me zotëri Veselin kohë të gjatë, e kam njohur nga lufta, mirëpo kam filluar komunikim tani sa jemi në punë”, ka thënë Haradinaj.

Veselin, Haradinaj e konsideron partner korrekt me të cilin mund të bisedon për temat të rëndësishme.

“Janë shumë korrekte raportet është shumë i hapur, domethënë është shumë direkt në tema, është vërtetë real, nuk heziton t’i bisedojmë temat, me i diskutu me i trajtu, mendoj se është partner shumë korrekt, shumë i hapur”, theksoi kryeministri.

Se pse nënshkroi marrëveshje me PDK-në, për të arritur në pushtet, apo të larguar vendin nga kriza politik, në cilat tema pajtohen më PDK e në cilat nuk pajtohen, mund t’i ndiqni në intervistën më poshtë.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test