Na ndiqni

Kosova

Malisheva drejt përfundimit të projekteve për këtë vit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:03
Komuna e Malisheves

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për javën në vijim.

Në këtë mbledhje u tha se projektet e këtij viti, janë duke në përfundim e sipër.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, tha se projektet e planifikuar që të përfundojnë gjatë këtij viti, janë në fazën finale, ndërsa po vazhdohet me realizimin e projekteve dyvjeçare, si dhe këto ditë do të fillojnë edhe projektet tjera të planifikuara të fillojnë në këtë muaj.

Sa i përket shpenzimit të buxhetit, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, mbi tetëdhjetë përqind e buxhetit është shpenzuar dhe deri në fund të vitit, pritet të shpenzohet në tërësi, duke e përfunduar një vit të suksesshëm në realizimin e buxhetit.

Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështje tjera me rëndësi, si dhe janë njoftuar me aktivitet e kësaj jave, siç janë dhënia e çelësave të shtëpive edhe për tri familje, shtëpi të cilat i ka ndërtuar komuna, si dhe përurimi i aneksit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë./KosovaPress/

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test