Na ndiqni

Kosova

LDK reagon pas dy javësh për pronat e AKP-së që u falen serbëve

Nga: Mediat Shqiptare Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:26
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar për vendimin e Qeverisë me anë të së cilit tri komunave me shumicë serbe, Mitrovicës Veriore, Ranillugut dhe Kllokotit, t’u falen pronat e AKP-së.

“Baza ligjore mbi të cilën merret ky vendim është e paqartë. Ky është një prej gabimeve më të mëdha që bënë kjo Qeveri. Para disa dite, kryetari i Mitrovicës Veriore deklaroi se nuk do të ketë më privatizim në atë komunë. Me prekjen e infrastrukturës ligjore dhe kushtetuese të procesit të privatizimit të pronave, bëhet shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës.”, thuhet në reafgimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Sipas komunikatës me gjasë, disa nga këto prona tanimë janë privatizuar dhe tash do të duhet të kompenzohen investitorët privat. Kjo qasje i bënë pasigurt në investimet e tyre të gjithë ata që kanë privatizuar prona në Kosovës për qëllime komerciale.

“Ky vendim është diskriminues po aq sa udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, me të cilin Qeveria Haradinaj mbulon me grante  90% të investimit të bujqve në komunat në veri të Kosovës, derisa në komunat e tjera me shumicë shqiptare vetëm 50%”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test