Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Suksesi i këtij viti, investimi në energjinë elektrike

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 11:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar popullit të Kosovës me një video-urim për ndërrimin e moteve.

Haradinaj thotë se viti 2017 ka qenë vit i sfidave, por edhe i sukseseve.

“Në Kosovë po e mbyllim një vit jo të lehtë. Një vit zgjedhjesh, një vit pune, një vit sfidash, një edhe të të arriturave. Ndoshta, lajm i mirë ishte investimi në energjinë”, tha Haradinaj në mesazhin e tij për fundvit.

Ai tha se në vitin e ri ka shumë sfida dhe se qytetarët presin shumë nga Qeveria e vendit.

“Ju uroj ndërrimin e moteve, ju uroj 2018-ën me shëndet e të mira në familje dhe ju premtoj se do të punoj që secili prej nesh në vendin tonë ta kemi jetën më të mirë”, tha Haradinaj në fund të urimit të tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test