Na ndiqni

Kosova

SHBA e interesuar të ndihmojë Kosovën për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

Nga: mediatshqiptare Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara përfshirë këtu analisten për marrëdhënie ndërkombëtare në Departamentin e Punës, Teodora Mladenoviq.

Në këtë takim u diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimi i punës tek fëmijët, në veçanti format e rrezikshme të punës.

Reçica informoi Mladenoviq për situatën dhe veprimet konkrete që janë duke u ndërmarrë lidhur me eliminimin e punëve tek fëmijët.

” Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar në lexim të parë në Parlament dhe shpresoj, se së shpejti do të jetë në lexim të dytë. Mirëpo pavarësisht këtij projektligji, MPMS është duke ndërmarrë veprime konkrete me institucionet tjera relevante, për të adresuar këtë problem”, tha Reçica.

Mladenoviq  falënderoi Ministrin Reçica për informacionet e ndara, lidhur me veprimet që po ndërmerren për këtë çështje dhe kërkoi që Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve të miratohet në parlament, pasi që është një ligj me rëndësi.

Ajo theksoi se Departamenti i Punës i Shtetit Amerikan është i interesuar të ndihmojë institucionet e Kosovës, lidhur me veprimet e MPMS, me projekte konkrete në adresimin e çështjes së mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.

Reçica dhe  Mladenoviq u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë mes MPMS-së dhe State Departamentit Amerikan të Punës.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test