Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Presim mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave dhe INTERPOL-in

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Haradinaj dhe Mangin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se presin mbështetjen e Francës për heqjen e regjimit të vizave dhe për anëtarësim në Interpol.

Haradinaj tha se marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euro-atlantike ishin në fokus të takimit me delegacionin francez, kryesuar nga drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin.

“Evropa duhet parë Kosovën si konsumatore për ekonominë e saj dhe partnere kredibile për sigurinë rajonale e globale. Marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euro-atlantike ishin në fokus të takimit me delegacionin francez, kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Europën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin. Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta si shtet, duke u bërë pjesë aktive e organizatave ndërkombëtare. Në këtë etapë, presim mbështetjen e Francës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë, për të cilën i kemi përmbushur të gjitha kriteret me kohë dhe mbështetjen për anëtarësim në Interpol, me rëndësi kyçe për parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test