Na ndiqni

Kosova

Kryeministri Haradinaj viziton Këshillin Atlantik në Washington

Nga: Mediat Shqiptare Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:51
Ramush Haradinaj në Washington

Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Këshillin Atlantik, në Washington, ku është pritur nga Zëvendëspresidenti i këtij këshilli, Damon M. Wilson.

Kryeministri Haradinaj, duke folur para përfaqësuesve të këtij Këshilli rreth sfidave të vendit dhe rajonit,  tha se Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe duke kontribuar për stabilitetin në rajon.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova tashmë është bërë kontribuuese e sigurisë, falë mekanizmave profesional që ka ndërtuar në vite dhe kësisoj qëndron fuqishëm në krah me vizionin euro-atlantik në luftimin fenomeneve negative, veçmas në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit transnacional.

“Kosova ka ndërtuar institucione kredibile të cilat tashmë janë të gatshme të ofrojnë ekspertizën e tyre për sigurimin e paqes në rajon dhe botë. Në këtë drejtim, anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë është hap i duhur për të kontribuar më shumë në këtë drejtim”, tha Kryeministri Haradinaj, duke theksuar vendosmërinë e vendit për anëtarësim në NATO mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendëspresidentin Wilson, për progresin që  e ka bërë Kosova, transformimin e FSK-së në Ushtri, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në vend.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për angazhimin e Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar për ta përmbyllur fazën finale të dialogimit, për një paqe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë me të gjitha vendet dhe duke përjashtuar idetë e ndryshimit të kufijve, të cilat sipas Kryeministrit Haradinaj mund t’i kthejnë tragjeditë në Ballkan.  

Nga ana tjetër, zyrtarë të Këshillit Atlantik  theksuan se do ta mbështesin Kosovën edhe më tutje drejt fuqizimit të rolit të saj në sfidat globale.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test