Na ndiqni

Kosova

Vjosa dhe Lumiri ia bëjnë me dije Thaçit se i është hequr fotografia në Vushtri

Nga: Mediat Shqiptare Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 18:37
Vjosa Osmani, Xhafer Tahiri dhe Lumir Abdixhiku

Disa ditë më parë u bë lajm se kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kishte hequr fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi, duke e zëvëndësuar atë me portretin e Hasani Prishtinës. E në zyrën e kryetarit kanë shkuar deputetët Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ku janë fotografuar saktësisht në vendin ku presidenti më spo nderohet me fotografinë e tij.

Si për t’i treguar Hashim Thacit, se fotografia i është hequr në njërën nga komunat e Kosovës, dhe kjo po i lumturon ata, Osmani dhe Abdixhiku janë fotografuar me bashkëpartiakun e tyre, tani kryetar i Vushtrrisë, në atë pjesë të zyrës.

“Bashkë me deputetin Lumir Abdixhiku ishim dje në Vushtrri për t’i uruar punë të mbarë Kryetarit të ri të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit. Qytetarët e shumtë që e takonin tregojnë për besimin por edhe pritjet e mëdha që kanë në të. Urojmë dhe besojmë që Xhaferi të bëhet shembull për qeverisje të mirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës që udhëheqë”, ka shkruar deputetja Osmani në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në FB.

Se Tahiri kishte hequr fotografinë e të parit të vendit, që obligohet të mbahet në cdo institucion, është bërë lajm këtyre ditëve. Mirpo, kjo s’po e shqetëson kryetarin e komunës, ndërsa në vend të Thacit ka vendosur patriotin nga Vushtrria, Hasan Prishtinë. 

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test