Na ndiqni

Kosova

Veseli ëndërron bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Nga: KosovaPress Më: 24 shtator 2018 Në ora: 11:39
Kadri Veseli

Ballafaqimi me Serbinë dhe fitorja ndaj saj duhet ta bashkojë spektrin politik të Kosovës.

E, për të arritur një bashkim të forcave mes partive politike, kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se është duke punuar.

Kreu i legjislativit thekson se do të mundohet që t’i ulë të gjithë liderët në një tryezë sikurse kishte bërë për demarkacionin, në mënyrë që arrihet konsensusi për procesin e dialogut. 

Veseli ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin se Kosova është unike dhe nuk do të ketë cenim të integritetit territorial.

Por, thotë se ëndërron që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovën dhe nuk do të ndalet së punuari për ta, ani pse është kundër cenimit të integritetit territorial të Serbisë.

Veseli: Ëndërroj kur Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

“Në qoftë se flisni për Luginën e Preshevës, a kam dëshirë,e ëndërroj atë ditë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës. Dhe, kurrë nuk kam me u ndalë me menu për atë pjesë por, nuk e cenoj, të jem më i sinqertë me vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës, nuk jam duke e cenu integritetin territorial të Serbisë. Por i themi Serbisë trajtoni shqiptarët tanë, vëllezërit tanë, qytetarë tuaj, ashtu siçitrajtojmë ne serbët në veri edhe mos i cenoni, mos i degradoni, mos i dëboni, për arsye se na u ka mbushë Fushë-Kosova e Gjilani me qytetarë të cilët  të gjithë fëmijët i sjellin këtu sepse imagjino po që se nuk shkon në shkollë edhe në momentin 1998-99 ka ndodhur gjenocid kundër shqiptarëve mësohet se shqiptarët kanë bërë gjenocid ndaj tyre (serbëve). A është e lehtë?”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit fton të gjithë spektrin politik që të jenë bashkë në ballafaqimin final në dialogun me Serbinë tash kur Qeveria ka formuar një ekip negociator, por që ende nuk ka marr miratimin e Kuvendit.

Veseli: Të gjithë të jemi bashkë kundër Serbisë

“Nuk fiton Kosova por, nuk fiton as opozita në qoftë se goditet me pozitën, në këtë rast me ne, duke aluduar në terma të cilët e dëmtojnë shtetin tonë të pavarur e sovran, siç janë akuzat e rënda për cenimin e integritetit dhe sovranitetit tonë. Duhet të jemi bashkë, edhe një herë ta tejkalojmë këtë situatë dhe në tënjëjtën kohë të orientohemi me faktorin të cilin e kemi përballë nesh. Ai është një faktor real, një faktor sfidues është Serbia. Ne duhet ta vendosim të drejtën tonë, ajo çka na takon edhe me natyrë por, tani edhe me ligje ndërkombëtare: shteti i pavarur dhe sovran, integrimi  në OKB, ulësja në OKB, jo lufta mes nesh. Kjo nuk ndihmon”, thotë Veseli.

Në lidhje për këtë konsensus, Veseli thotë se do të mundohet që të ulë të gjithë në një tryezë ashtu siç ka bërë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën thotë se kanë humbur tri vjet dhe ende po flasin për temën e cila tashmë do duhej të ishte e kryer qysh moti.

Veseli thotë se një pjesë e madhe e opozitës e  kuptojnë faktin se duke hapur betejën me pozitën, qoftë edhe me idenë e marrjes së pushtetit, për ta dëmtuar para qytetarëve, nuk fiton Kosova.

Veseli: Duhet të jemi bashkë në konsensus

“Ne kemi një situatë reale, sfida është Serbia. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkërisht ta mundim atë që është duke cenuar veriun e Kosovës, është duke cenuar sovranitetin dhe unitarizmin e shtetit tonë. Serbia ka pretendime të qarta: ta zhbëjë shtetin e Kosovës, në qoftëse nuk mund ta zhbëjë, ta neutralizojë veprimet e shtetit tonë të pavarur e sovran. Ku jemi ne? Kjo është arsyeja pse jemi vonuar, dhe sot, kur po flasim, po më mirë vonë se kurrë ne duhet të jemi bashkë në konsensus. Unë do t’i ftoj, jam duke biseduar me ta por, një pjesë e lidershipit të opozitës duhet të reflektojë”, tha Veseli.

Këtë siç e quan ai “ta mundim Serbinë” Veseli e sqaron se vetëm së bashku mund ta mundin Serbinë në faktin e pretendimeve të tyre për destabilizimin e regjionit, për nxitjen e konflikteve.

Madje me këtë rast Veseli përmend edhe fjalimin e presidentit serb Aleksandër Vuqiq gjatë qëndrimit në Kosovë e që i quan “promovim i politikave të cilat kanë qenë gjenocidale”.

Në lidhje me lejimin e presidentit serb në Kosovë e që foli në superlativ për Sllobodan Millosheviqit, Veseli thotë se vendimmarrja është në partneritet me partnerët ndërkombëtarë dhe me këtë tregon se Kosova e pavarur nuk është precedent i destabilizimit, nuk është precedent i luftës, është precedent i paqes dhe i stabilitetit.

Veseli thotë se tema për ndarje e cila tash së fundi po diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës është e rrezikshme dhe e dëmshme.

Veseli ka përsëritur se Kosova ështënjë e pavarur  dhe sovrane duke shtuar se nuk do të lejojnë asnjë pushtet paralel në Kosovë, ndërsa nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse është kundër presidentit HashimThaçi duke lënë të kuptohet se nuk përkrah korrigjimin e kufijve.

Veseli: Jam me të gjithë kundër Serbisë

“Është një sarkazëm e cila gjithsesi tenton ta mbajë topin konflikt mes shqiptarëve. Të jem më i drejtpërdrejtë. Jo, as nuk jam në konflikt me presidentin Thaçi, as nuk jam në konflikt me Albin Kurtin kur bëhet fjalë për Serbinë. Jam me të gjithë ata me i dalë përballë  Serbisë, me i ndalë pretendimet e tyre, të cilat janë destabilizimi i Kosovës dhe zhbërja e shtetit të Kosovës. Kjo të cilën ju shumicën e kohës e harxhoni, më lejoni të jem shumë më i drejtpërdrejtë, kjo është një sarkazëm me brengat e qytetarëve, për arsye se, derisa kemi cenim të drejtpërdrejtë nga Vuçiqi dhe nga Serbia, në realitetin tonë sot bëhen probleme deklaratat të cilat mund të jenë tërësisht jashtë një konteksti, i cili lidhet me sovranitetin tonë dhe kanë të bëjnë me Luginën e Preshevës”, tha Veseli.

Në këtë intervistë Veseli ka folur edhe për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc të cilat sipas tij nuk respektohen nga ana e shtetit të Serbisë.

Ai thotë se Kosova gjithnjë do të përkushtohet për popullatën e kësaj pjese që gjendet në territorin e Serbisë por nuk do t’i japin asnjë mundësi precedentit përmes së cilit Serbia mund të pretendojë se po cenohet sovraniteti i tyre.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën e që beson se do të ndodhë brenda këtij viti.

Ai premton se institucionet do të punojnë intensivisht që ta kenë rezultatin pozitiv për viza ndërkohë që nuk mendon se të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën në rast të liberalizimit.   

Veseli shpreson se në fund të vitit do të ketë vendimmarrje pozitive ndërkaq thotë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që mos të jenë të izoluar.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test