Na ndiqni

Kosova

Haradinaj udhëton për në SHBA: Do të kërkojë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare ne New York dhe Washington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të vizitës në Nju York, kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që do të jenë pjesëmarrës në zhvillimin punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të kërkojë mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtarë. “Kosova është e angazhuar që të dëshmojë aftësinë e vetë për të qenë kontribuuese në paqen dhe progresin e përgjithshëm global”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Prezantimi i të arriturave të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet europiane, do të jenë pjesë e agjendës së Kryeministrit. 

Në fokus të vizitës në ShBA, kryeministri Haradinaj do të qëndrojë edhe në Washington, ku pritet të ketë takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA.

Në takime pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerika është partneri strategjik i Kosovës dhe raportet e zhvilluara deri tani do t’i thellojmë në vazhdimësi”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test