Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Përgatitja e studentëve për tregun global, fokus i Qeverisë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:18
Ramush Haradinaj ka takuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ku ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për institucionet arsimore, që përgatitja e të rinjve kosovarë të jetë në hap me objektivat tona si shtet.

“Përgatitja e studentëve tanë për tregun global është fokus i punës sonë. Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për institucionet arsimore, që përgatitja e të rinjve kosovarë të jetë në hap me objektivat tona si shtet. Në takim pune me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, vlerësuam se angazhimi i përbashkët është i nevojshëm për avancimin e arsimit, veçmas atij të lartë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test