Na ndiqni

Kosova

1.2 milion euro për komunën më të pastër në Kosovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se qeveria që ai drejton do t'i bashkohet idesë që GIZ-i gjerman që t'i jepen grande komunave më të suksesshme në pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit.

Haradinaj në tryezën tryezë me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, ka paralajmëruar mundësinë e themelimit të Policisë mjedisore, për t'u marrë ekskluzivisht me personat që nuk tregojnë kujdesin e duhur për ambientin.

'Do të fillojmë edhe me politikat ndëshkuese për ata që hedhin bërllok, për ata që nuk respektojnë normat ligjore për ketë. Kemi kërkuar që të avancojmë edhe deri te policia e gjelbër", ka saktësuar Haradinaj

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka konfirmuar deklaratat e shefit të tij, duke saktësuar edhe shumën e grandeve. 

"1.2 milion euro do të ndahen për komunat më të suksesshme të cilat do të plotësojnë kriteret e përcaktuara', ka thënë Matoshi.

Kurse, Alexandra Linden nga GIZ, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohemi për një ambient të pastër. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test