Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Figura e Shën Terezës qëndron e lartësuar

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebokk ka përkujtuar 21 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare Nëna Terezë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në 21-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot Shenjtoren Nënë Tereza, bijën tonë humaniste të përmasave globale. Figura e Shën Terezës për nga fuqia rrezatuese në historinë dhe realitetin shqiptar qëndron e lartësuar. Mrekullitë e saj të dëshmuara janë frymëzim për mbarë njerëzimin dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. Të bekuar që e kemi Shenjtoren tonë!

RH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test