Na ndiqni

Kosova

Tahiri: Vushtrria nuk ka nevojë për kryetar që dirigjohet nga Skenderaj

Nga: Kosovapress Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:16
Kandidati i LDK-së per komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Doli i dyti në raundin e parë, por në balotazh, Xhafer Tahiri i LDK-së, beson fort se do të triumfojë kundër Ferit Idrizit të PDK-së, dhe do ta udhëheq Vushtrrinë për katër vitet e ardhshme.

Në një intervistë për KosovaPress, Tahiri, ka thënë se Vushtrria do të zgjedh një kryetar që vendos vet dhe jo një kryetar të dirigjuar nga Skenderaj.

“Pushteti i vjetër i PDK-së në Vushtrri është në panik, ata kanë filluar të përhapin lajme të rreme duke bërë video montazhe të ndryshme, por qytetarët e Vushtrrisë kanë vendosur t’i thonë jo më kësaj keqqeverisje. Vushtrria do të zgjedh një kryetar që vendos vet dhe jo një kryetar të dirigjuar nga Skenderaj”, tha Tahiri.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test