Na ndiqni

Kosova

Shoqëria Civile takohet me LDK-në, bëhen bashkë kundër shfuqizimit të Speciales

Nga: lajmi Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Gjykata Speciale

Të shtunën mungesa e kuorumit bëri që të pamundësohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales.

Por nuk është përjashtuar mundësia që një gjë e tillë të tentohet përsëri, sidomos duke pasur parasysh deklaratat e fundit nga Thaçi, Haradinaj dhe Veseli.

Këta të fundit në deklarata e fundit kanë theksuar se Kosova nuk do ta rrezikon miqësinë me partner, edhe nëse shfuqizohet Gjykata Speciale.

Por për ta parandaluar një veprim të tillë, shoqëria civile dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë bërë bashkë.

Merret vesh nga burime të sigurta se sot është zhvilluar një takim mes disa anëtarëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të LDK-së.

Sipas këtyre burimeve në takim kanë qenë Lulzim Peci, Adriatik Kelmendi, Berat Buzhala, Imer Mushkolaj dhe anëtarë tjerë.

Kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës në takim kanë marrë pjesë Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala si dhe Ilir Deda nga Alternativa.

Mësohet se në takimin që është mbajtur në një nga lokalet e kryeqytetit është diskutuar për koordinimin e veprimeve nëse tetohet që të procedohet përsëri shfuqizimi i Speciales në Kuvend.

Në mbrëmjen e së shtunës pikërisht shoqëria civile me anë të disa shkrimeve nëpër rrjete sociale kishin nisur një fushatë me moton: Mos e izoloni Kosovën, mos e vëni interesin personal para atij të Republikës.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte partia më e zëshme e cila atë natë u rreshtua kundër shfuqizimit të mundshëm të Gjykatës Speciale.

Përfaqësues të kësaj partie nuk morën pjesë në asnjërën nga mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, duke e pamundësuar mbajtjen e seancës në mungesë të kuorumit.

Zyrtarët e lartë të LDK-së gjatë gjithë kohës kanë pasur takime dhe diskutime me ambsadorët e Amerikës dhe të Britanisë në Kosovë, për t’i dakorduar veprimet sa i përket Gjykatës Speciale.

Ndërkaç kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dje bëri të ditur se Kuvendi ka shkuar në pushim dimëror, dhe seanca nuk do të ketë të paktën deri në mesin e janarit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar nismën për shfuqizmin e Speciales deklaroi se kjo do ta dëmtonte imazhin e Kosovës te vendet ndërkombtare.

Sipas tij, Specialja do të duhej të ishte me seli në Kosovë.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test